PRODUKTE TË QUMËSHTIT TË FERMENTUARA

Në produktet e qumështit të fermentuara mund të përfshihet: Jogurti, kefiri, kosi, salca e kosit, ajrani, gjiza, djathi, gjalpi etj. Produktet e qumështit janë pjesë integrale e dietës së njeriut duke filluar duke filluar që nga vitet e para të jetës. Teknologjia e përgatitjes së tyre nënkupton fermentimin e qumështit, në shembulin e qumështores Joka fermentimi i qumështit të lopës. Para së gjithash t’a shqarojmë çfarë do të thotë termi fermentim.

FERMENTIMI paraqet një proçes mikrobiologjik i shëndrimit të karbohidrateve (sheqernave) në alkohole, acide, aldehide, ketone dhe gazra (CO2H2CH4).

Fermentimi bëhet me zhvillimin e një grupi të veçantë të mikroorganizmave në një solucion ushqyes me sheqerna. Mikroorganizmat e importojnë sheqerin si ushqim në qelizat e tyre dhe aty në një sistem kompleks të reaksioneve biokimike nëpërmjet një sërë komponimesh kalimtare transformohen sheqernat në produkte përfundimtare të cilat hidhen në ambientin përreth. Sipas llojit të produkteve që fitohen gjatë fermentimit dallojmë: fermentimi i alkoolit (alkool etilik), fermentimi laktik (acidi laktik) dhe fermentimi uthulli (uthull).

Tani nëse rikthehemi në fermentimin e qumështit e dimë se fitohen produkte të ndryshme nga të cilët më i rëndësishëm është acidi laktik dhe materiet aromatizuese. Ky acid laktik ndikon në koagullimin e qumështit dhe i jep një shije të thartë dhe të këndshme. Ndërsa materiet aromatizuese të krijuara gjatë fermentimit japin një shije të veçantë dhe të këndshme, karakteristike për secilin produkt në veçanti.

Vlera ushqyese e produkteve të fermentuara është e një rëndësie të veçantë për shëndetin e njeriut. Ajo përdoret në dietën e përditshme të njeriut sepse ka vlerë të konsiderueshme ushqyese.

KOSI

Kosi është produkt i fermentuar i cili fitohet nga qumështi duke ia shtuar bakteriet Leuconostoc spp. dhe Streptococcus spp. Kosi është i pasur me bakterie të dobishme dhe shumë vitamine të rëndësishme mes të cilëve më i rëndësishëm është kalciumi. Nga mineralet përmban jod, xing, kalcium, kalium dhe magnezium. Nga vitaminet kosi në përbërjen e tij është i pasur me vitaminin B5 i cili është i domosdoshëm për shëndetin e lëkurës, syve dhe mëlçisë. Përmban edhe sasi të madhe të B12 i cili është thelbësor në ruajtjen e sistemit nervor dhe parandalimin e anemisë, duke e stimuluar prodhimin e hemoglobinës.
Përfitimet nga përdorimi i kosit janë:

  1. Parandalimi i osteoporozës për shkak se është i pasur me kalcium në përbërje.
  2. Ul dhe normalizon tensionin e gjakut ër shkak të pranisë së kaliumit.
  3. Ndihmon sistemin tretës për shkak të pranisë së baktereve të mira.
  4. Vlera ushqyese dhe prania e proteinave për një dietë të shëndetshme.
  5. Parandalon alergji sezonale dhe të tjera.
  6. Nxit imunitetin në luftën kundër ftohjes dhe gripit.
  7. Lehtëson dhe zvogëlon infeksionet vaginale nga Candida Albicans.

KOSI JoPlus

Kosi JoPlus (dhe jogurti) janë produkt i fermentuar i fituar nga qumështi i freskët i lopës, dhe të pasur me bakteriet Lactobacillus acidophilus, Bifidobacterium bifildum dhe Bifidobacterium longum.

Këto janë bakterie miqësore të cilët e përmirësojnë mikroflorën natyrale në zorrë dhe forcojnë sistemin imunitar, si dhe punën e traktit gastrointestinal dhe tretës.

Mund të themi që ky kos ka një qëllim terapeutik për shkak të përqendrimit të lartë të probiotikëve që kontribuojnë në pastrimin dhe detoksifikimin e organizmit për shkak të vetive të dobishme të kulturave bakteriale. Me përdorim të rregullt trupi arrin ekuilibrin dhe mirëqenien.