1. Në fermë

Fillohet me lopët

Lopët ushqehen me bar të njomë në mëngjes dhe në mbrëmje. Ato pas kësaj rreth 8 orë e përtypin ushqimin. Mjelja e lopëve kryhet dy deri në tre herë në ditë varësisht nga produktiviteti. Mjelja më shpesh kryhet mekanikisht me çka rritet produktiviteti dhe sasia e qumështit të mjelur. Më me rëndësi është testimi i qumështit dhe shëndeti i lopës, për të siguruar cilësi sipas të gjitha standardeve të nevojshme. Qumështi ruhet nëpër silose speciale në 4˚C ku mbahet jo më shumë se 48 orë derisa të transportohet në qumështoren JOKA për përpunim dhe prodhim të mëtejshëm.

Transporti dhe testimi i cilësisë të qumështit

Qumështi transportohet në tanke speciale për qumësht nga çeliku i pandryshkur, të izoluar për t’a mbajtur temperaturën. Shoferët e tankeve janë të trajnuar për testimin fillestar dhe nëse qumështi nuk i plotëson standardet e cilësisë ai refuzohet.

2. Në qumështore

Testim laboratorik

Mostrat e marra nga ferma dhe nga tanku menjëherë i nënshtrohen testimit laboratorik. Testohet për sasinë e yndyrnave të qumështit, proteinave, bakterieve dhe nëse është shtuar ujë. Testohet gjithashtu edhe prania e antibiotikëve me çka qumështi merr miratim për t’u përfshirë në proçesin e prodhimit. Nëse nuk i plotëson standardet për cilësi, qumështi do të refuzohet. Pas testimit laboratorik, qumështi i nënshtrohet pasterizimit , homogjenizimit dhe përpunimit të mëtejshëm deri sa të arrihet në produkte të gatshme.

3. Shpërndarja dhe shitja

Produktet e gatshme shpërndahen në rrjetin me pakicë, prej ku arrijnë në tryezat e klientëve, restoranteve, kopshteve, shkollave...

4. Në tryezën tuaj

Në rrjetin me pakicë mund të gjeni produktet e mëposhtme të qumështit JOKA:

Joka Jogurt

Joka JoPlus jogurt

Joka Ajran

Joka Qumësht i freskët

Joka Kos

Joka JoPlus kos probiotik

Joka Salcë kosi

Joka Djath