Qumësht – përbërja dhe përfitime nga përdorimi i rregullt
Qumështi është një lëng i bardhë i prodhuar nga gjëndrat qumështore të sisorëve. Të gjithë sisorët, duke i përfshirë edhe njerëzit, prodhojnë qumësht për t’i ushqyer pasardhësit e tyre derisa të jenë të gatshëm për t’u ushqyer me ushqim të ngurtë. Ky është funksioni themelor dhe primar i qumështit, por vlera e tij nuk ndalon këtu.
Dihet që përdorimi i qumështit daton 7000 vjet më parë. Në të kaluarën, qumështi ka qënë një luks dhe përdorej vetëm nga familjet e pasura dhe mbretërore, ku lopët dhe delet vlerësoheshin shumë për shkak të aftësisë së tyre për të dhënë qumësht të pijshëm.
Në vitin 1862, biologu dhe kimisti francez Luj Paster së pari kreu procesin e njohur që rrjedh nga emri i tij Pasterizimin duke ngrohur disa produkte ushqimore në temperaturë rreth 60 ° C shkatërrohen mikrobet kryesore që mund të shkaktojnë prishje. Me këtë proçes ka ndodhur revolucioni në industrinë ushqimore të qumështit, verës dhe birrës, duke siguruar cilësinë e këtyre produkteve për përdorim të sigurt.
Sot rekomandohet përdorimi i rregullt i qumështit të pijshëm jo vetëm për fëmijët e vegjël, por edhe për të rriturit duke e konsumuar të paktën një gotë në ditë. Përfitimet e pirjes së qumështit dhe ushqimit me produkte të qumështit janë të mëdha dhe në disa raste të pazëvendësueshme për sa i përket përbërjes kimike.
Qumështi konsiderohet si një burim jetik i vitaminës D dhe kalciumit pa të cilin trupi ynë nuk do të kishte imunitet të fortë, as kocka të shëndetshme dhe të forta. Qumështi përmban rreth 3.2 g proteina, 4.8 g karbohidrate, 3.3 g yndyrë, 0.08 g omega 3, 0.12 g omega 6. Kjo është një përbërje ushqyese e qumështit me yndyrë të plotë.
Në tabelën vijuese do të njoftoheni më detajisht për përbërjen në vetëm një gotë qumësht.
Vlera ushqyese e qumështit (100 g) | |
---|---|
Lëndë ushqyese | Vlerë |
Ujë (g) | 89,92 |
Energji (kcal) | 42 |
Proteina (g) | 3,37 |
Yndyrna (g) | 0,97 |
Karbohidrate | 4,99 |
Sheqerna (g) | 5,20 |
Kalcium, Ca (mg) | 125 |
Hekur, Fe (mg) | 0,03 |
Magnezium, Mg (mg) | 11 |
Fosfor, P (mg) | 95 |
Kalium, К (mg) | 150 |
Natrium, Na (mg) | 44 |
Xing, Zn (mg) | 0,42 |
Vitamin C | 0,00 |
Tiamin (mg) | 0,02 |
Riboflavin (mg) | 0,19 |
Niacin (mg) | 0,09 |
Vitamin B-6 (mg) | 0,04 |
Folate, DFE (µg) | 5 |
Vitamin B-12 (µg) | 0,47 |
Vitamin А (µg) | 14 |
Vitamin А, IU (IU) | 47 |
Vitamin Е (mg) | 0,02 |
Vitamin D (IU) | 1 |
Vitamin К (µg) | 0,1 |
Acide yndyrore të ngopura (g) | 0,63 |
Acide yndyrore të mono-pangopura (g) | 0,28 |
Acide yndyrore poli-të pangopura (g) | 0,04 |
Kolesterol (mg) | 5 |
Të gjitha këto lëndë ushqyese që janë të përfshira në përbërjen e qumështit dhe produkteve të qumështit janë thelbësore për trupin e njeriut dhe shëndetin e tij të përgjithshëm. Këtu janë disa shembuj se si vlerat ushqyese kanë një ndikim pozitiv në trupin dhe shëndetin tuaj:
- Kalcium: Për kocka të shëndetshme, dhëmbë dhe masë të mirë kockore.
- Proteina: Burimi i energjisë dhe rigjenerimi i indeve të muskujve.
- Kalium: Për tension normal të gjakut.
- Fosfor: Ndihmon në ndërtimin e kockave më të forta dhe vitalitetin si dhe rritjen.
- Vitamina D: Për imunitet dhe kocka të shëndetshme.
- Vitamin B12: Për eritrocite dhe ind nervor të shëndetshëm.
- Vitamin A: Për imunitet, sy dhe lëkurë të shëndetshme.
- Riboflavin (B2): Për t’a shëndruar ushqimin në energji.
- Niacin: E rregullon metabolizmin e sheqernave dhe yndyrave.
Laktoza
Laktoza ose sheqeri i qumështit është karbohidrati i vetëm që ndodhet në qumësht dhe është burim i një të tretës së vlerës së tij energjetike. Qumështi e përmban në sasi më të mëdha, ndërsa në produktet e fermentuara (jogurt, kos, salcë kosi etj.) laktoza fermenton dhe shëndrrohet në një formë tjetër.
Në sasi më të vogla ndodhet në djathrat gjysmë të forta dhe djathrat e forta falë baktereve në përmbajtjen e tyre të cilëve u nevojitet një periudhë më e gjatë për fermentim.
Proteinat
Proteinat e qumështit ndodhen në grupin e proteinave që e stimulojnë rritjen dhe mundësojnë regjenerimin e organizmit. Vlera e lartë ushqyese e qumështit ndër të tjera është për shkak të proteinave me vlerë biologjike të lartë të pasura me aminoacide esenciale. Në qumësht ka tre lloje të proteinave nga të cilët më të pranishëm janë kazeina me 3%, laktoalbuminat me 0,5% dhe laktoglobulinat me 0,05%.
Kuptimi thelbësor i qumështit
Mos konsumimi i qumështit ose produkteve të qumështit mund të rezultojë në osteoporozë dhe anemi të rëndë. Ky lëng i bardhë shumë ushqyes është i njohur si burimi më i madh i kalciumit që është një mineral i domosdoshëm për rritjen e skeletit dhe qëndrueshmërinë dhe dendësinë e tij. Kalciumi gjithashtu mbron trupin nga sëmundje të rënda kronike, si humbja e masës kockore, gjendja artritike, dhimbja e kokës dhe migrena, sindromi PMS si dhe mbipesha tek fëmijët.
Kalciumi është një mineral thelbësor për formimin e duhur të masës kockore dhe strukturën e trupit të njeriut, dhe me shumicë ndodhet në qumësht dhe në produktet e qumështit. Çrregullimet e eshtrave si osteoporoza mund të parandalohen nga marrja e konsiderueshme ditore e qumështit. Fëmijët (të cilët nuk janë alergjikë ndaj përbërësve të qumështit) të privuar nga qumështi i lopës kanë mundësi më të madhe për të pësuar thyerje të eshtrave gjatë lëndimeve, dhe koha e trajtimit të tyre mund të jetë dukshëm më e gjatë nëse nuk kanë një furnizim të qëndrueshëm të kalciumit për të ndihmuar në rritjen e sërishme të masës kockore.
Përveç që është një mineral shumë i mirë për kockat, kalciumi është treguar gjithashtu që i zvogëlon sëmundjet kardiovaskulare dhe mundësinë për çrregullime të zemrës madje edhe sulmeve në zemër. Studimet afatgjate nga Japonia kanë treguar se ekziston një korrelacion midis marrjes ditore të kalciumit me shanse të vogla të sulmit në tru, arteriosklerozës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Peptidet e qumështit ndihmojnë në zvogëlimin e enzimave që e rrisin tensionin e gjakut. Përmbajtja e magneziumit dhe e kaliumit në qumësht, vepron si një vazodilator, me çka ulet tensioni i gjakut, rritet rrjedhja e gjakut në organet vitale dhe zvogëlohet stresi në zemër dhe në sistemin kardiovaskular.
Qumështi është i shëndetshëm për dhëmbët, dhe nëse fëmijët e konsumojnë rregullisht sipërfaqja e tyre e emaluar do të mbrohet nga substancat acidike dhe do të zvogëlohet rreziku nga prishja e dhëmbëve dhe problemeve të mishrave të dhëmbëve.
Qumështi parandalon dehidratimin e trupit sepse në bazë është e përbërë nga një përqidje e madhe e ujit.
Gjithashtu është mirë edhe për trajtimin e lëkurës së thatë. Acidi laktik ka fuqinë për të hequr qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës duke mundësuar përtëritje dhe rigjenerim të lëkurës. Për shkak të sasisë mbresëlënëse të vitaminës A i cili është një antioksidant i njohur, pirja e rregullt e qumështit eliminon radikalet e lira dhe nënproduktet e rrezikshme, duke e çuar trupin drejt një gjendje funksionimi të ekuilibruar dhe të shëndetshëm.
Sigurisht që ka njerëz, te të cilët qumështi i lopës u shkakton përkeqësim të gjendjes shëndetësore në formë të alergjisë, intolerancës ndaj sheqerit të laktozës etj. Të gjithë duhet të dëgjojnë organizmin e tyre dhe të ushqehen shëndetshëm.
Qumështi dhe produktet e qumështit kanë një vlerë të lartë ushqyese që është jetike për trupin e njeriut dhe duhet të konsumohet rregullisht për të ndjerë përfitimet e tij.