Rreth nesh – JOKA

Qumështorja JOKA filloi me punë në 29.04.1993 dhe është një nga qumështoret e para private në rajon.

Me kalimin e viteve, i ndjekim dhe i aplikojmë teknologjitë më bashkohore dhe makineritë e përpunimit të qumështit, gjë që ka rritur në mënyrë të konsiderueshme kapacitetin e qumështit. Me punë të zellshme dhe të përkushtuar me një theks të veçantë në cilësi, ne kemi zhvilluar një gamë të gjerë të produkteve të fermentuara të qumështit si dhe djathin, që tërheqin klientë të cilët duan një shije tradicionale dhe të dallueshme në treg.

Një kontribut të madh për këtë kanë edhe nënkontraktuesit tanë të cilët janë baza e një lënde të parë të pastër dhe me cilësi të lartë nga e cila 7000 litra qumësht derdhen çdo ditë në qumështoren tonë.

Besimi midis nënkontraktuesve, qumështores dhe blerësve tanë për një produkt cilësor dhe të shëndetshëm, është rritur dhe forcuar edhe më tej me zbatimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë, siç është HACCP që e kemi certifikuar që nga viti 2006.

Sot, qumështorja prodhon rreth një duzinë produktesh, kryesisht nga programi i lëngshëm, siç janë kosi, jogurti, salca e kosit, qumështi i freskët i pasterizuar si dhe ajrani. Gjithashtu, një pjesë e qumështit shkon në prodhimin e një programi të fortë edhe atë djath lope në shëllirë. Të gjitha këto produkte i plasojmë në tregun e brendshëm ku përfshijmë një pjesë të konsiderueshme në industrinë e qumështit.

Qëllimi kryesor i pronarit dhe i të gjithë punonjësve të qumështores Joka është ndjekja e trendeve botërore për të punuar në rritjen e kapaciteteve, të kontribuojnë në përmirësimin më të madh të prodhimtarisë duke aplikuar makineri dhe teknologji të reja, si dhe të mundësohet që produktet Joka të jenë me cilësi të padiskutueshme dhe të pranishme në çdo tryezë në vendin tonë, dhe jashtë tij.