1. Në fermë
Fillohet me lopëtLopët ushqehen me bar të njomë në mëngjes dhe në mbrëmje. Ato pas kësaj rreth 8 orë e përtypin ushqimin. Mjelja e lopëve kryhet dy deri në tre herë në ditë varësisht nga produktiviteti. Mjelja më shpesh kryhet mekanikisht me çka rritet produktiviteti dhe sasia e qumështit të mjelur. Më me rëndësi është testimi i qumështit dhe shëndeti i lopës, për të siguruar cilësi sipas të gjitha standardeve të nevojshme. Qumështi ruhet nëpër silose speciale në 4˚C ku mbahet jo më shumë se 48 orë derisa të transportohet në qumështoren JOKA për përpunim dhe prodhim të mëtejshëm.
Transporti dhe testimi i cilësisë të qumështitQumështi transportohet në tanke speciale për qumësht nga çeliku i pandryshkur, të izoluar për t’a mbajtur temperaturën. Shoferët e tankeve janë të trajnuar për testimin fillestar dhe nëse qumështi nuk i plotëson standardet e cilësisë ai refuzohet.
2. Në qumështore
Testim laboratorikMostrat e marra nga ferma dhe nga tanku menjëherë i nënshtrohen testimit laboratorik. Testohet për sasinë e yndyrnave të qumështit, proteinave, bakterieve dhe nëse është shtuar ujë. Testohet gjithashtu edhe prania e antibiotikëve me çka qumështi merr miratim për t’u përfshirë në proçesin e prodhimit. Nëse nuk i plotëson standardet për cilësi, qumështi do të refuzohet. Pas testimit laboratorik, qumështi i nënshtrohet pasterizimit , homogjenizimit dhe përpunimit të mëtejshëm deri sa të arrihet në produkte të gatshme.