Në një enë të thellë për përzierje vendosni vezët dhe përzijini me mikser. Në enë shtoni ujin, vajin dhe kosin Joka (mundet edhe jogurt Joka). Përbërësit përzihen për një kohë të shkurtër dhe pastaj shtohet pluhuri për pjekje, gjiza dhe kripa. Mbushjen përzieni mirë.
Merrni një petë, lyeni me mbushje dhe mbi të vendosni një petë tjetër dhe përsëri lyeni me mbushjen. Të dyja petat ktheni duke i rrotulluar, dhe më pas mund të formoni një patkua ose kërmill (sipas dëshirës tuaj dhe në varësi të madhësisë së furrës. Për një furrë më të vogël më e përshtatshme është vetëm të rrotulluara si në foton më poshtë. Përsëriteni procedurën edhe me petat e tjera.
Rradhisni petat në një tepsi të yndyrshme të ngjitura me njëra tjetrën dhe sipër spërkatni me mbushjen nëse u ka mbetur, nëse jo përzieni një deri në dy vezë me pak kripë dhe susam dhe lyeni sipër. Nëse petat janë pak më të thata rradhisni sipër copëza të vogla gjalpi. Byreku piqet në furrë paraprakisht të nxehur në 180 gradë derisa të skuqet mirë rreth 20-25 minuta varësisht nga furra. Byreku i pjekur me peta të gatshme dhe gjizë ose djath Joka shërbehet i ngrohtë me një gotë jogurt Joka. U bëftë mirë!