
Byrek i shpejtë e peta të gatshme dhe gjizë JOKA
30/06/2019
Bukë misri me spinaq dhe djath
20/11/2019
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit e lartëpërmendur përzihen dhe zëmë një brum duke shtuar miell që të mos na ngjitet në dorë. Ndahet në 4 toptha më të vegjël. Secila nga ato hapet në madhësinë e një pice të vogël.
Mbushje:
- Pure domate ose keçap.
- Kungull i njomë i grirë i kulluar më parë me pak kripë.
- Kërpudha të freskëta të coptuara.
- Gjysmë qepë.
- Djath dhe kaçkavall i grirë të përzier.
- Rigon dhe pak piper
Pjekje:
Piqen në 180˚C prej 10 deri në 15 minuta varësisht nga furra. Shërbehen të ngrohta dhe shoqërohen me salcë kosi JOKA.
U bëftë mirë!