JoPlus probiotik
03/02/2016Fëmijët nga kopshti i fëmijëve „Detska Radost“ – Klon 6, Grupi „Detelinki“ nga Strumica, e vizituan qumështoren Joka, vizitë e cila ishte në kornizat e programit të tyre mësimor që i referohej ushqimit të shëndetshëm. Fëmijët u njohën me prodhimin e pijes së tyre të preferuar dhe të shëndetshme – jogurtit Joka.
Lopa jonë Joka i mirëpriti fëmijët dhe i barti ato në repartin e prodhimit në Joka, u shpjegoi dhe u tregoi se ku dhe si prodhohen produktet Joka që fëmijët i konsumojnë për çdo ditë, fëmijët me shumë vëmendje e dëgjuan lopën dhe me kuriozitet parashtronin pyetje. Në fund fëmijët në shenjë falenderimi na kënduan këngë dhe për këtë lopa jonë u ndau pako për Vitin e Ri me produkte Joka.